Top News/ Arrestohet zjarrëvënësi/ Dogji mbeturinat, nga flakët u rrezikuan banesat

Published 2024-08-03
Ilir Veliu është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka ndezur një zjarr për të djegur disa mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me pemë e shkurre.
Nga përhapja e zjarri janë rrezikuar dhe disa banesa.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, që ka mundësuar neutralizimin e flakëve të zjarrit në Manzë të Durrëësit.

Arrestimi i tij u bë si rezultat i hetimeve dhe veprimeve hetimore si dhe operacionale të kryera nga shërbimet e Policisë, me qëllim përcaktimin e autorësisë së zjarrvënieve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Nisur nga situata e shkaktuar nga zjarret javët e fundit, policia e Shtetit apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi do të përballen me ligjin duke marrë dënime shumë të rënda.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Durrës#Zjarri

All Comments (2)