Morena Reka: S'jam penduar për asgjë në jetë… upss ndoshta për një gjë - Episodi 100

136,197
0
Published 2024-01-12
#mirakazhani #morenareka #festival #amerike

Videopodcast me Morena Reka

Në fund të viteve '80 dhe në kapërcyell të demokracisë, në festivalet e RTSH-së, ngjarja më e madhe artistike kombëtare, ajo u shfaq si një yll premtues. Energjike, moderne, me tekste sociale dhe shpërthyese, siç ishin ato të atyre viteve.

Më pas nuk e pamë më, as vitin tjetër, as tjetrin, as dekadën tjetër, derisa u zhduk nga radari shqiptar.

Në këtë episod Morena Reka, sot mami e 4 fëmijëve, tre vajza dhe një djalë, me dialektin pak shkodran, e kujdesshme mos të thotë fjalë në anglisht, ka folur për jetën e saj në Amerikë.

Ka ikur 21 vjeç nga Shqipëria, e re është pak, fëmijë, dhe e ka vizituar për herë të parë këtë fundvit, grua, tek të 50-tat.

Pse? A ka patur një arsye të fortë? Varet sesi e sheh secili që do e klikojë podcast-in e Morenës.

Para se ta takoja kisha shumë mendime se kë do takoja. Në memorien time kisha vetëm portretin e saj 20 vjeç.

Në kafen tonë ajo u shfaq elegante, me jeans edhe UGGs, sa që vetëm kur qeshi e kapa që njeriu që ecte drejt meje, ishte ajo.

Nuk e kuptova mallin e saj e ndoshta edhe njëfarë pengu për ikjen nga Shqipëria në Amerikë, në kafen me të. Por në intervistë, po. Aty në skenë u shfaq “Morena, the real”

Me butësi dhe pa lënduar askënd, me një dëlirësi, do thoja unë, i tha të gjitha.

Për më shumë vizitoni: www.tiranapost.al/

Subscribe në "Mira Kazhani" në YouTube Channel: youtube.com/channel/UCmI_...

Na ndiqni në Facebook: / tiranapost.al

Na ndiqni në Instagram: / post.tirana

Na ndiqni në Spotify: open.spotify.com/show/57q7lSF...

Na ndiqni në Tiktok: / zememirenpodcast

All Comments (21)
  • @irmahamzi701
    U kenaqa shume duke te degjuar, nje grua qe tregoi se jeta edhe pse me sfidat e saj, tregoi qe ti e paske sfiduar jeten. Te lumte e te uroj shendet e mbaresi ne familje e dashur ❤️☀️
  • @lirakaja4209
    Me shum emozion po e shikoj kete intervist te Morena Reka .complimenti Je madhe.
  • @havaelshani1543
    Intervista të tilla nuk kemi fatin të shohim në këto kohë. Një grua madhështore në zemër dhe modeste në bisedë! Të falenderoj nga zemra @mira kazhani për këto minuta mirësi🥰
  • @Luilui-1974
    Jo se të ftuarit e tjerët nuk na kan sjellë emocione pooor me Morenën nga fillimi deri në fund një emocion i shoqëruar me mornica .🫶🫶🫶🫶😘👋
  • @kela5068
    Na paska marre malli per Morenen. Mirese erdhe e dashur. Te uroj shendet 🥰
  • Nje nga intervistat me te bukura. Morena, Durresakja jone e mrekullueshme…! Sa kenaqesi ! Thjeshtesi, miresi, e fisnikeri! Gjithe te mirat te urojme! ❤
  • Morena mbas 25 vitesh ,qe me dha ndjesi krenarie te nje familie bashke me Benini shume te vecante te shendeteshme dhe te arritur ne drejtimin e arsimimit ne Amerike! Qershija mbi torte eshte moderatorja ,qe te frymezon te japesh vertetesine emocion e artistit dhe gjithcka te bukur ,qe mban brenda vehetes! 👏👏👏👏
  • @irmalicka6447
    Çfarë brezi që janë 🥰🥰 Të tilla intervistash të bukura ja vlen ti dëgjosh me kënaqësi 👏👏 I uroj jetë e shëndet ! 🙏🏼❤️
  • @Andrina848
    Sa grua e larte sa klas sa reale❤31 vite jashte dhe sa nostalgji ka per shqiperine jo si disa fshatare qe 4 vite rine jashte dhe e mohojne vendin e vet ..merni shembul nga morena reka❤
  • @nevilaxholi9734
    e bukur si atehere kur ishte e re. O zot cfare nostalgjie, falemidnerit Mira per kete super podcast
  • @NeritanDibra
    Nje interviste me te vertete per t'u degjuar. Nje kengetare e brezit tone. Aq me teper qe eshte nje pjese e Shkodres,pasi me motren e Morenes kam qene komshi para se te largohej nga Shkodra,per ne Amerike. Respekte!
  • @user-ql1ek6bc5t
    U cu knaqem me Morenen ...na mbushe syte me lot ..sa nostalgji per kenget e rinise sone ❤
  • Gazetaria super e pergaditur dhe njerezore ka lezet bravo per kulturen dhe qe keni ne kte interviste kaq te bukur me kte kengetare kaq te mire sepse morena eshte shume shume e mire ❤
  • @erig6373
    E mrekullueshme kjo interviste me Morena Reka. O zot sa e thjeshte dhe sa te bukura rrudhat per moshen qe ka...vajza e rritur me natyralitet
  • Morona nje interviste shume e sinqerte! Une u lotova nga vitet e bukura dhe te veshtira! Shume interviste e pjekur dhe me emocioe ! Te perqafoj dhe te uroj sukseseeee te tjera,per femite ! ❤👏👏
  • @dritapeci3597
    Morena Reka sa shumë më ka kënaq kur këndonte evogël dhe sa bukur vishej ! Nuk harroj tim vëlla që këndonte gjatë ditës këngën Do bërtas etj etj , ! Sa mirë që të të shikoj ! Uroj të jesh mirë !❤❤❤❤
  • @meritapreza305
    Ka qene nje kengetare shume e mire...u kenaqa qe e pashe serisht👏 I uroj mbaresi.
  • @montilir181
    Nje interviste shume e ngrohte. Thjeshtesia e Morenes me ktheu pas ne kohet kur ishim te varfer ekonomikisht por te pasur me energji dhe dashuri e respekt per njeri tjetrin.
  • @Paraprakisht
    Sa vlera te virtytshme percjell❤🙏 Elsa Lila duhet ta shikoje kete interviste, te kuptoje se cdo te thote qe edhe pas shume vitesh, njerezit dine ruajne aromen e shqiperise ne te gjitha menyrat🙂
  • @griseldashe2590
    Oh sa e shijova kete podcast. Mu mbushen syte me lot nga shpirti yt i bukur, pyetjet dhe ciltersia, sinqeriteti…