Bashkia e Tiranës jep leje ndërtimi pa e pyetur, revoltohet pronari: Këto hajdutë po na vjedhin
46,457
Published 2022-07-29
Në rrugën “Stavri Themeli” Tiranë, pranë zonës së ish parkut të Autobusëve, Aleksandër Doçi proteston i vetëm në tokën që thotë që është e tija por që kanë filluar të hidhen themelet e një pallati.
Doçi thotë se ai si pronar me letra i 2500 metrave katrorë tokë, dhe se nuk ka dhënë dakordësinë për ndërtim por pavarësisht kësaj ndërtimi vijon nën mbikqyrjen dhe të policisë e cila ka shkuar atje për të parandaluar ndonjë konflikt të mundshëm.
Nga sa mësoi gazetarja e Ora News Sonila Musaj, sipas asaj çfarë tregon Doçi, Bashkia e Tiranës ka dhënë lejen e ndërtimit për një kompani që të ndërtojë në pronën e zotit Doçi i cili thotë se nuk është pyetur fare.
Aleksandër Doçi pretendon se është pronar i tokës me dokumente dhe i kërkon ndihmë ambasadave të akredituara në Tiranë pasi thotë se po ndërtohet në tokën e tij pa u pyetur.
"Po na vjedhin pronat këta hajdutë dhe mashtrues të opinionit botëror që predikojnë se ka demokraci. Po më vjedhin pronën. Ndërton Erion Veliaj, Taulant Balla dhe Edi Rama. Nuk kam bërë kontratë as me firmë asgjë. Këta në mënyrë të paligjshme e më zaptojnë pronën. Të marrin dokumentet dhe ti verifikojnë. Nuk ndjemë mbrojtje. Na kanë mbajtur në burgje dhe internime tani po na marrin dhe pronën. Po na morrën pronën na marrin shpirtin. Kjo s'është Shqipëria që duam. Bërtasim ne për kriminelë ordinerë kur i kemi në krye të shtetit. I lutem ambasadave i vë në dispozicion dokumentacionin nëse unë jam gabim le të ndëshkohem" thotë Doçi i revoltuar.
Historia po ndiqet nga gazetarja e Ora News, Sonila Musaj.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/vendi/tirane-pallati-ndertohet-pron…
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube bit.ly/2DDddtL
Facebook: bit.ly/2RkUN4s
Instagram www.instagram.com/oranewstv/
Twitter twitter.com/OraNewsRTV
All Comments (21)
-
o erjon velia o maskara
-
Ky vend ka mbaruar… edhe osmanet qe na pushtuan 500 vite e repectuan pronen me shume se banda me emrin Rilindje … keta jane monstrat e shekullit te 21te
-
Votoni MOTERQIRAT prap 👏👏👏👏👏
-
Tironsa pra,vet i keni votuar.votoni prap
-
Si ka mundesi ne ptonen e tjetrit te bejne ndertim
-
Kjo vetem ne shqiperi ndodh,dhe ndoshta ne koren e Veriut
-
I shkreti,keta nuk ndalen
-
Ke te drejte o lum miku
-
As greku nuk e ka traituar kshu SHQIPTARET, OO SHTET BAIG
-
Pa fjale! Nuk kam fjale....!
-
Ka mbaruar cdogje ketu
-
Edhe sa do të zgjasë kjo situatë e ndyrë që pronarit ti grabitet toka nga shteti.
-
Edi Rama thirri menies.... ska kuptim a don Europ apo rrumpall????
-
Nuk ke Ca' ben? O dinamit o asgje...
-
Po pse se lejoni që të dëgjojmë vet atë por flisni vec ju gazetarët
-
Ketyre u duhet ber atenta qenave
-
Cohuni o popull behuni 1 se keshtu do fitoni
-
Ato nuk Jan orsiner por moter qimat,
-
Ku eshte opozita?pse nuk ndihmojne?nese nuk ndihmoni skeni per te ardhur ne pushtet
-
BRAVU KANALI QE E BERI PROBLEM JU FALENDERON NJE EMIGRAND SUKSE STACIONIT TELEVIZIV